Afrim Gashi: Ridefinimi është proces për kohezionin ndëretnik mes maqedonasve dhe shqiptarëve

181

Ideja e Ridefinimit është që pas 30 viteve të një sistemi politik, që ka pasur ndërhyrje dhe ndryshime në kushtetute në vitet 1990 dhe 2001 në kohë të luftës, tash në kohë të paqes, pasi që kanë përfunduar luftërat, të ndërtojmë një sistem politik me kohezion gjithëpërfshirës multietnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pse jo edhe të etnive tjera në vend”, ka thënë Gashi. Ai shtoi se: “Ridefinimi është koncept gjithëpërfshirës, përmes të cilit do të përmirëson gjendjen e shtetit në sferat ku shohim se ka ngërç politik. Pra, në situatë paqeje na duhet që të ndërtojmë një sistem politik në kohezion mes etnive në vend, një sistem progresiv dhe me perspektivë pozitive mes maqedonasve dhe shqiptarëve”, ka përfunduar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, për emisionin”Shto ne e jasno”në Alfa TV.