Afrim Gashi për librin e Sociologjisë: Në RMV ushqehet urrejtje sistematike ndaj shqiptarëve

25

Lidhur me skandalin me librin e sociologjisë për shkollat e mesme ka reaguar dhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi.

Ai thotë se në Maqedoninë e Veriut ushqehet urrejtje sistematike ndaj shqiptarëve.

“Libri i Sociologjisë për shkollat e mesme në vendin tonë, duke shprehur fashizëm ndaj shqiptarëve dhe bashkësive të tjera më të vogla, vetëm e përdëfton konstatimin tonë të kahershëm se në RMV ushqehet urrejtje sistematike ndaj shqiptarëve, mes tjerash edhe në sistemin arsimor.

Dhe, pastaj kur këta njerëz bëhen politikanë, detyrimisht që do t’u pengojë numri i shqiptarëve në këtë shtet dhe do të duhet ta anulojnë edhe regjistrimin e popullsisë.

Ky dhe librat e tjerë si ky, janë mënyra më “e mirë” për të nxitur urrejtje dhe rrënim të mirëbesimit, por edhe dëshmi se si na perceptojnë ose si duan të na perceptojnë një pjesë e bashkëqytetarëve tanë maqedonas.

Andaj kjo jo vetëm që është për keqardhje, por është edhe neveritëse”, ka shkruar Gashi në reagimin e tij.