7.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi -Alternativa / Urime Albin Kurti.Kjo mund të jetë fitore “e...

Afrim Gashi -Alternativa / Urime Albin Kurti.Kjo mund të jetë fitore “e vogël” e VV-së, por është fitore “e madhe” e popullit të Kosovës

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi ka deklaruar se, zgjedhjet mund të jenë fitore “e vogël” e VV-së, por është fitore “e madhe” shqiptarëve të Kosovës.

“Zgjedhje kuptimplote në Republikën e Kosovës. Urime popullit të Kosovës për këtë kulturë të lartë politike dhe për këtë arritje të madhe demokratike. Urime edhe mikut tim, Albinit. Kjo mund të jetë fitore “e vogël” e VV-së, por është fitore “e madhe” shqiptarëve të Kosovës.
Uroj që sa më shpejt të konstituohen edhe institucionet e reja për t’u përgjigjur në sfidat e mëdha që e presin Kosovën.
Zgjedhjet e mbrëmshme në Kosovë e patën edhe një porosi tjetër – po ndërrohen gjeneratat dhe po vjen një kohë e re me shpresë për të rinjtë dhe për vatrat tona.
Fryma e këtij ndryshimi do të reflektohet edhe matanë kufijve”thuhet në urimin e Gashit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments