9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi- AlternAtivA / Lexova një postim të akademikes Katica Qulafkovës dhe...

Afrim Gashi- AlternAtivA / Lexova një postim të akademikes Katica Qulafkovës dhe u tmerrova.Racizmin e kemi mes Shkupit

Lexova një postim të akad. Katica Qulafkovës dhe u tmerrova.
Për fat të keq racizmi nuk manifestohet vetëm përtej Atlantikut. Atë e kemi midis Shkupit dhe, madje, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të shtetit tonë. Të aludosh se shqiptarët janë fajtorë për vdekjen e “racës së dalluar maqedonase” (Cenata na zivotot ja plakave so cenata na zhivotot – çmimin e bashkëjetesës e paguajmë me çmimin e jetës), kjo është hiç më pak se substituim i thirrjes fashizoide për zhdukje të racës që i shkakton fatkeqësi “racës së zgjedhur”.
Shpresoj që elita intelektuale maqedonase të mos e mbështesë këtë thirrje dhe pres që njerëzit e esëllt dhe të ndërgjegjshëm ta gjykojnë këtë gjuhë të urrejtjes dhe racizmit.
Sidoqoftë, unë vazhdoj të besoj se Maqedonia e Veriut është shteti i përbashkët i të gjithë atyre që jetojnë këtu dhe që shpresojnë ta bëjnë arenë për garë kulturore ndërmjet kombeve të ndryshme që e ndajnë këtë hapësirë gjeografike dhe politike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments