7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeAfan Elezi -Kryetar i FR AAA / Slogani Kryeministër shqiptar më kujton...

Afan Elezi -Kryetar i FR AAA / Slogani Kryeministër shqiptar më kujton kushëririn e sklerosur para vdekjes thoshte Tash jam mbushur me mend

E kemi pasur një kushëri, i cili në moshë të thyer, me sklerozë e me krejt sëmundjet, pak para vdekjes ia përsëriste vetes shpesh: “Tash jam mbushur me mend”. Këtë ma kujton ky slogani “për kryeministër shqiptar”. Pasi që u dërrmuan burgjeve shqiptarët e Sopotit, pasi që u vranë dhe u lanë të vdisnin burgjeve shqiptarët e Brodecit, pasi që i tërhoqën zvarrë gratë shqiptare dhe i dënuan me burg të përjetshëm ata të rastit “Monstra”, pasi që u vra Harun Aliu, pasi që u vra aktivisti i tyre (Shqiponja), pasi donin të na e imponojnë luanin e VMRO-së si stemë, pasi ua shanë 700 mijë nëna shqiptarëve, pasi që e shanë edhe Muhamedin a.s., pasi që e mësuam çfarë perversë janë dhe sa të pamoralshëm janë, pasi deputetët e tyre i gjykuan si hajna edhe për vjedhje të votave, pasi që ende u rëndon akuza disamilionëshe në “Maxhar Telekom”, pasi që i shpërngulën 300 mijë shqiptarë në Perëndim, pasi me 20 deputetë shiteshin për 5 pare dhe prandaj sot nuk mund t’i marrin as 5 deputetë, më në fund qenkan mbushur me mend – do të kërkojnë kryeministër shqiptar. Kështu duket rrëfimi paradoksal i një partie sklerotike, së cilës këtë verë i këndohet kënga e fundit. Dhe, pas gjithë këtij amoraliteti politik, faji qenka te partitë që e kanë përçarë përfaqësimin e shqiptarëve. Po me kë ishte Hysni Shaqiri? Po Gëzim Ostreni? Po Harun Aliu? Po Hazbi Lika? Ata që erdhën në politikë duke e kidnapuar entuziazmin e shqiptarëve për liri, do të përfundojnë në koshin e turpit të historisë së shqiptarëve të Maqedonisë. TASH është koha!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments