15.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / VIZITËN HISTORIKE TË PAPËS NË SHKUP, POPULLI SHQIPTAR DUHET...

Abdulla Mehmeti / VIZITËN HISTORIKE TË PAPËS NË SHKUP, POPULLI SHQIPTAR DUHET TA SHËNOJË ME PRITJE FESTIVE MADHËSHTORE,ME PLISA DHE FLAMUJ KOMBËTAR…

Ardhja e kreut të Kishës Katolike, Papa Françeskut, në vizitën e parë apostolike në Bullgari dhe Maqedoni, sidomos vizita e tij historike në qytetin e Shkupit, vendlindjen e Shën Terezës tonë, duhet t’i mobilizojë dhe ngren në këmbë të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Maqedoni, ardhen e Papës ta nderojnë sipas traditës shqiptare, me pritje madhështore, si një ditë e madhe feste, me simbolet më tipike shqiptare, flamurin e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Plisin e bardhë, simbolin e paqes dhe lirisë, simbole të cilat në duart dhe kokat e banorëve shqiptarë do ta përçonin mesazhin më domethënës paqesor që mund t’ua përcjell botës një popull sa i lashtë, aq edhe i qytetëruar, me bijtë e të cilit krenohet bota e sotme.

Një nderim i këtillë, pritje festive e Papës në Shkup, kur këtë vizitë do ta përcjellin mediet më të fuqishme të botës, si agjencitë e lajmeve: Reuters, France Press, Associated Press, ITAR-TASS, ANSA, RAI, NBC TV dhe gazetat Stampa, Republika, Corriere della Sera, Messaggio, Mond dhe Asahi Shimbun, si dhe gazetarët nga RTM, Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Nova Tv nga Sofja dhe Veçernji Listë
nga Zagrebi etj., do të ishte një nderim që populli shqiptar duhet t’ia bëjnë Papës Françesko në vendin tonë.

Uroj që ky moment historik të mos i gjejë shqiptarët të përgjumur, të paorganizuar, të humbur dhe pa shpresë për një të ardhme të ndritur të tyre! Amin!

(4 maj, 2019)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments