13.7 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / REGJISTRIMI I POPULLSISË NË MAQEDONINË VERIORE - OPERACION STATISTIKOR...

Abdulla Mehmeti / REGJISTRIMI I POPULLSISË NË MAQEDONINË VERIORE – OPERACION STATISTIKOR APO DALLAVERE POLITIKE?

Çfarë duhet të dinë qytetarët e Maqedonisë Veriore, sidomos shqiptarët, disa ditë para shpalljes së rezultateve nga regjistrimi i popullsisë i muajit shtator 2021? REGJISTRIMI I POPULLSISË NË MAQEDONINË VERIORE – OPERACION STATISTIKOR APO DALLAVERE POLITIKE?Në disa medie këto ditë janë shpallur të dhënat e përafërta për numrin e banorëve në Maqedoninë Veriore, sigurisht me lejen e pushtetit, për ta përgatitur opinionin vendës të mos mbetet i befasuar me të dhënat e reja nga regjistrimi i muajit shtator 2021. Siç kemi konstatuar më parë, përmes dhjetëra shkrimeve dhe analizave tona gjatë viteve të fundit, numri i banorëve të Maqedonisë Veriore dhe sidomos përkatësia etnike e tyre edhe për një kohë nuk do të dihet, kryesisht për shkaqe politike. Regjistrimi i fundit i popullsisë nuk ka arritur as kësaj radhe t’u jep përgjigje shumë dilemave dhe dyshimeve të paraqitura para fillimit të regjistrimit të fundit të popullsisë. Ndër këto dyshime, që është dashur t’u jep përgjigje të duhur ky regjistrim i popullsisë, më të rëndësishme janë: 1. Pse institucionet kompetente të këtij shteti ende nuk kanë një përgjigje të saktë, se cili është numri i banorëve vendës (rezidentë) që ende nuk kanë shtetësi të Maqedonisë Veriore dhe pse? 2. Cili është numri i saktë i banorëve të shpërngulur në botën e jashtme, pas pavarësimit të këtij shteti deri në ditën e sotme, cila është përbërja etnike e tyre dhe sa për qind prej tyre janë përfshirë në regjistrimin e fundit të popullsisë, sa prej tyre kanë hequr dorë nga shtetësi e këtij vendi dhe sa prej tyre ende kanë shtetësi, kanë pronat e tyre, shtëpitë, banesat dhe familjet e tyre në Maqedoninë Veriore? 3. Cili është numri i saktë i banorëve sipas përkatësisë etnike, përveç maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbëve, romëve, vllahëve dhe boshnjakëve, me çfarë përkatësie etnike regjistrohen këta banorë, të cilët u takojnë së paku 20 (njëzet) grupeve etnike të tjera në këtë shtet, që nuk përmenden në Kushtetutë, nuk figurojnë në grafat e regjistrimit të popullsisë, por janë banorë të këtij shteti dhe bëjnë pjesë në numrin e përgjithshëm të popullsisë. Me çfarë përkatësie etnike regjistrohen këta banorë prej së paku 20 grupeve etnike dhe pse? 4. Pse numri i banorëve me përkatësi etnike shqiptare në Maqedoninë Veriore duhet të jepet me dy numra dhe përqindje, rezidentë dhe jorezidentë, ndërsa numri i banorëve me përkatësi të tjera etnike nuk jepet në këtë mënyrë?5. Mes tjerash, mediet kanë publikuar të dhënat paraprake këto ditë, ku përmendet edhe numri i banorëve, siç thuhet, sipas numrit amzë (lexo: persona që janë pajisur me shtetësi të Maqedonisë Veriore), i cili thuhet se është afërsisht 2.500.000 banorë, mbi 400.000 banorë, që nuk përfshihen as në numrin e përgjithshëm të banorëve rezidentë (afër 1.800.000 banorë) dhe as në numrin e banorëve rezidentë dhe jorezidentë së bashku (afër 2.100.000 banorë)? Kush janë këta banorë të Maqedonisë Veriore, të pajisur me shtetësi, që nuk përfshihen në numrin e përgjithshëm të popullsisë (rezidente dhe jorezidente), por kanë shtetësi të Maqedonisë Veriore, përkatësisht numra amzë (personal) të qytetarëve, sigurisht edhe letërnjoftime dhe pasaporta, me këtë edhe të drejtën e garantuar të votës, pjesëmarrjen në zgjedhje?! (27 mars 2022)

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "TB21 од извори во заводот за статистика дознава дел од резултатите BO однос на бpojoT на резидентното и нерезидентното население. неофициално дознаваме дека 80 северна македонија живеат 800 илзади грагани. заедно co диласпората сме 2.1 милион што значи дека околу 300 илади живеат BO странство. вкупниот 6poj грагани кои имаат матичен poj 2,5 милиони. Bo однос на етничките заедници BO земјава, согласно информациите до кои додовме, од 8 милиони резиденти околу 63 до 65% ce македонци, околу 29,5 албанци, и 10-12% други заедници кои живеат Bo земјава. милион"
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments