7.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / GJUHA SHQIPE KA MBIJETUAR, SEPSE E KA BEKUAR ZOTI...

Abdulla Mehmeti / GJUHA SHQIPE KA MBIJETUAR, SEPSE E KA BEKUAR ZOTI NGA FILLIMI I BOTËS DERI NË AMSHIM

E flasin apo nuk e flasin, e kuptojnë apo nuk e kuptojnë, e duan apo e urrejnë, e lavdërojnë apo e përbuzin, gjuha shqipe është gjuhë e shenjtë, në të cilën të gjithë besimtarët e botës i luten Zotit ndër shekuj e mijëvjeçarë. Le ta dinë këtë edhe mohuesit!Të gjitha lutjet që i drejtohen Zotit, krijuesit të plotfuqishëm të botës dhe njerëzimit, nga besimtarët e të gjitha feve, me lutjen e madhe Amen ose Amin, përditë flasin në gjuhën e parë që e krijoi dhe e pranon krijuesi i plotfuqishëm i botës dhe njerëzimit, në gjuhën shqipe. Kjo lutje nënkupton Landinë për Zotin, të personifikuar (nga paganizmi) me Nënën e Madhe: e Ëma Jonë (Amen, Amin: Ama-yn, e yna, e jona), perëndinë më të lashtë që njeh historia e njerëzimit, simbolin e jetës mbi tokë, të pjellorisë, gjallërisë dhe vazhdimësisë së jetës së njerëzimit mbi tokë. Lutjet dhe predikimet fetare në gjuhë të tjera janë në dobi të popujve që i flasin dhe kuptojnë ato gjuhë, por në fillim dhe në fund të çdo lutje që Zoti i pranon ato vetëm përmes shprehjes Amen ose Amin, janë në gjuhën e shenjtë shqipe, që i pranon Zoti i plotfuqishëm nga secili besimtar! Edhe kodet e librave të shenjtë janë në gjuhën e shenjtë shqipe, edhe kuptimi i numrave dhe çelësi i gjuhëve të tjera dhe i diturive. Qoftë e bekuar dhe lavdëruar Gjuha shqipe! (17 shkurt 2021)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments