15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / FATI I RAJONIT VARET NGA SHQIPTARËT, JO NGA GREQIA...

Abdulla Mehmeti / FATI I RAJONIT VARET NGA SHQIPTARËT, JO NGA GREQIA DHE PJESA PRORUSE E EVROPËS

Analizë e shkurtë për situatën e tendosur në Mesdhe dhe në ujërat e Jonit

(Pjesa proruse e Evropës dhe vetë Rusia përgjigje të ngjashme kanë marrë disa herë në po këto hapësira, do të marrin edhe kësaj radhe. Çështja e pretendimeve greke në hapësirën detare shqiptare është vetëm një provokim ndaj shqiptarëve si komb, jo vetëm kërcënim ndaj Shqipërisë si shtet.) Me pretendimet e Greqisë për dominim në ujërat e Mesdheut dhe të Jonit, duke shkelur interesat e shteteve fqinje, pavarësisht se në anën e kësaj politike hegjemoniste qëndrojnë disa shtete evropiane, si Franca dhe ndonjë tjetër, pa hapet një faqe e re në histori, e cila fatkeqësisht do të shkruhet me gjak, viktima dhe shkatërrime, por do ta heq një herë e përgjithmonë dominimin dhe hegjemoninë e disa shteteve të huaja mbi shtetet dhe popujt e rajonit. Thuhet apo nuk thuhet hapur për opinionin vendës dhe të ndërkombëtar, fati i kësaj lufte dhe i fitores varet kryesisht nga shqiptarët dhe aleatët e tyre të natyrshëm, SHBA dhe Gjermania, meqë në përplasjen luftarake të pashmangshme mes Turqisë dhe Greqisë në ujërat e Detit Mesdhe, në të dyja anët faktor vendimtar janë ushtarët, ushtarakët dhe strategët e luftës me prejardhje shqiptare; çdo i treti në palën turke dhe çdo i dyti në palën greke janë me gjak shqiptar. Niveli i vetëdijes së shqiptarëve në të dyja palët nuk është siç ka qenë para një apo dy shekujve, kur janë përgjakur shqiptarët mes vete për interesa të shteteve dhe popujve fqinjë të tyre (vetëm për shkak të përkatësisë fetare); kësaj radhe do të jetë krejt ndryshe. Së shpejti këtu do të ketë një zgjidhje, por ajo që dihet me siguri, ndikimi rus dhe francez nuk do të mbeten edhe më tej përcaktues të fatit të shteteve dhe të popujve të rajonit, i cili po ndryshon dhe transformohet me shpejtësi të madhe. Pjesa proruse e Evropës dhe vetë Rusia përgjigje të ngjashme kanë marrë disa herë në po këto hapësira, do të marrin edhe kësaj radhe. Çështja e pretendimeve greke në hapësirën detare shqiptare është vetëm një provokim ndaj shqiptarëve si komb, jo vetëm kërcënim ndaj Shqipërisë. Nuk hetohet lehtë dhe nga secili, por përvoja historike po e dëshmon se ka filluar të lëviz nëntoka pellazge-ilire-dardane në Ilirik, në brigjet e Mesdheut dhe përtej… (29.VIII.2020)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments