13.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeA ka frikë Ali Ahmeti që prokurori i Prokurorisë speciale të jetë...

A ka frikë Ali Ahmeti që prokurori i Prokurorisë speciale të jetë nga jashtë?

linku https://zhurnal.mk/a-ka-frike-ali-ahmeti-qe-prokurori-i-prokurorise-speciale-te-jete-nga-jashte/

Shkup, 25 korrik – Ngjarjet e fundit dhe skandalet që kanë përfshirë edhe Prokurorinë speciale por edhe tentativat që të kalohet ligji i ri për Prokurorinë publike po nxjerin në pah edhe përplasjet mes partive politike si në pozitë ashtu edhe në opozitë pasiqë secila ka kërkesat e veta derisa përmbahet në kërkesat e palëve tjera, shkruan Zhurnal.mk

Mirëpo si duket mollë sherri po vjen pikërisht emërimi i drejtuesit të prokurorisë së re pasiqë ajo speciale me ligjin e ri pritet që të transformohet në kuadër të prokurorisë publike themelore kurse se kush do të drejtojë atë është vënë në pikëpyetje për shkak të përplasjeve politike.

Deklaratat e krërëve të partive shqiptare para disa dite dhe sot duket se po bëhen gjithnjë më konfuze për shkak të ndrojtjes që në sistemin e drejtësisë të vijë dikush nga jashtë dhe të rregullojë punët me aferat koruptive në vend. A ka Ali Ahmeti frik në propozimin e Ziadin Selës për prokuror nga jashtë vendit, që ndoshta do të zbulonte shumë raste koruptive nga funksionarë të BDI-së?

Partitë opozitare gati secilën ditë dalin me deklarata, se ka shumë dyshime për keqpërdorim të ish-funksionarëve të BDI-së, që kanë keqpërdorë pozitën e tyre, andaj dhe kreu i Aleancës përshqiptarët kërkon që në krye të prokurorisë speciale, prokurorë të jetë nga jashtë vendit, sipas tyre me shpresë për të zbardhë rastet e dyshuara për të cilat akuzon Aleanca për Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët dhe kreu i saj Ziadin Sela kishin disa vërejtje mbi propozimin qeveritarë, përveç Ruskoskës, Sela ka thënë se do të përpiqen të intervenojnë me amendamente në disa fusha kryesore. Ndërkohë edhe Aleanca për Shqiptarët, ka disa vërejtje për Ligjin për Prokurorinë. Aleanca do të kërkojë se materialet e përgjuara të shfrytëzohen si prova dhe në prokurorinë e re që e pason PSP-në, në Këshillin e prokurorëve publikë të mos lejohet të ketë anëtarë partiakë, ish funksionarë shtetërorë të cilët kanë qenë anëtarë të ndonjë partie, si dhe prokurori publik të jetë nga jashtë.

Sipas Selës Ligji që propozohet ka për qëllim që të amnistohen dhe të mos shfrytëzohen si prova materiale të gjitha bisedat e përgjuara të cilat ishin subjekt i krizës politike.

“Në lidhje me këtë është urgjente që në kuadër të sistemit gjyqësor të bëhen ndryshimet e nevojshme që në krye të PPS të vijë kuadër nga vendet e BE, përmes ndryshimeve të ligjit. Kjo të bëhet edhe në istanca të tjera duke u kyçur ekspertë të jashtëm që do të merren me zbulimin e rasteve kriminale dhe korruptive, sidomos kur shqiptarët kanë humbur besimin tek sistemi i drejtësisë”, kështu kishte theksuar Sela pas mbledhjes së kryesisë partiake.

Ndryshe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha sot nuk ka nevojë që në krye të Prokurorisë së re për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë të vijë ndonjë prokurorë nga jashtë vendit.

“Vendi nuk ka nevojë që të huazojë apo të shëndrroj vetën në protektorat sepse në këtë fazë ku ndodhet vendi ynë gjërat dhe proceset kanë shkuar aq larg saqë ne jemi anëtar i NATO-s dhe në prag të hapjes së negociatave me BE-në dhe vendi ynë ka kapacitete që mirë të organizohet si në aspektin e gjyqësisë ashtu edhe në aspektin e legjislativit dhe ekzekutivit”, u shpreh kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me eurokomesarin Johanes Hahn. Ideja për prokuror nga BE doli nga ASH-ja”, tha kështu Ahmeti pas takimit me Hahn.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments