16.8 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeLSDM a dërgon mesazhe sekrete deri te Ageler, SHBA, BE, NATO...

LSDM a dërgon mesazhe sekrete deri te Ageler, SHBA, BE, NATO pas akuzave për korrupsion në pushtet ? (VIDEO)

Dhjetë ditë pasi ambasadorja amerikane Angela Ageler akuzoi publikisht dhe në mënyrë indirekte autoritetet e LSDM-së dhe BDI-së për korrupsion, zyrtarë nga Bihaçka kanë bërë një video të paprecedentë për partinë dhe socialdemokracinë, e cila për më shumë është përgjigja e partisë LSDM ndaj akuzave të Ageler-it.
Demokracia sociale është një ideologji që synon të çlirojë kombet plotësisht nga ndikimet e huaja.
Ky është mesazhi që dërgon LSDM në videon e saj të fundit partiake.
Mesazhi i bërë nga ekipi propagandistik i partisë është dërguar për të gjithë qytetarët por edhe për të gjithë të huajt që duan të kenë ndikim në Maqedoni, përfshirë edhe Ageler.
Në mesin e atyre që duan dhe kanë ndikim në Maqedoni janë SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja, të cilët janë partnerë strategjikë të Maqedonisë, andaj është e çuditshme që LSDM-ja në një video spot të veçantë thekson se qëllimi i partisë është të luftojë kundër eliminimit të të gjitha ndikimeve nga të huaj.
A është ky njoftim se LSDM-ja refuzon kritikat për korrupsion nga Ageler dhe do të luftojë kundër agjendës antikorrupsion të SHBA-ve, që në fakt është ndikim i huaj, partia e Kovaçevskit, e cila asnjëherë nuk ka prodhuar apo publikuar video të tillë në të cilën njofton se një nga qëllimet kryesore të partisë është lufta kundër ndikimeve të huaja.
Videoja e çuditshme e LSDM-së e cila është ilustruar me muzikë të “Internacionales Socialiste” në video

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments