BallinaLajmeA e përcakton numri i letërnjoftimit përkatësinë etnike? MPB: Nuk ka asnjë...

A e përcakton numri i letërnjoftimit përkatësinë etnike? MPB: Nuk ka asnjë lidhje me etninë e qytetarëve

Duke folur për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, deputetja e VLEN, Mimoza Musa në Click Plus, tha se numri serik i kartave të identitetit përcakton përkatësinë etnike të qytetarëve. Me që nuk kishte dëgjuar më parë, deputeti i BDI-së Ilir Hasani, e nxori letërnjoftimin nga xhepi për ta konfirmuar.“Në letërnjoftim është evidente edhe për mënyrën se si ke aplikuar, është formulari që aplikon në dy gjuhë, shqiptarët të gjithë i kanë letërnjoftimet në dy gjuhë, në numrin serik të kartës së identitetit mund të identifikohet se a kemi të bëjmë me etni shqiptare, maqedonase apo të tjerë. Lirisht mund ta verifikoni të gjithë letërnjoftimet!  Kurrë nuk e paskam ditur këtë! Z.Hasani e nxori letërnjoftimin për ta parë se cilit nacionalitet i takon. E paskam me “N”! Pra, shqiptarëve u fillon me “N”, maqedonasve u fillon me “M”, turqve u fillon me “Ë” , romëve u fillon me “R” e kështu me radhë”, tha Mimoza Musa, Deputete e VLEN (29.41-30.22)

Kontrolluam disa letërnjoftime dhe vërejtëm se qytetarët e përkatësisë maqedonase kishin inicial të ndryshëm nga shqiptarët.Pyetëm edhe në Ministrinë e brendshme. Nga atje thanë se numrat serik të kartave të identitetit nuk e përcaktojnë përkatësinë etnike të qytetarëve.

Ministria e Brendshme:“Lidhur me pyetjen tuaj drejtuar Departamentit për Marrëdhënie me Publikun dhe Çështje Strategjike sa i përket pamjes së kartave të identitetit, përkatësisht numrat e tyre serik, ju informojmë se numrat serik dhe shkronjat fillestare në to nuk kanë lidhje me përcaktimin e përkatësisë etnike të qytetarëve.

Ndonëse  nuk është realizuar asnjëherë, në të kaluarën është diskutuar nga përfaqësuesit politik shqiptarë që një grafë etnike të vendoset në letërnjoftime, me qëllim të evitimit të manipulimeve për punësime në baza etnike sipas metodologjisë së atëhershme të balancuesit. Se a do të zgjidhet kjo çështje përmes Ligjit të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, pritet të shihet pasi të publikohet zyrtarisht. Për momentin ligji ka kaluar filtrat në Qeveri dhe pritet që shumë shpejt të arrijë në kuvend para deputetëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments