18.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeA e çoi Izet Mexhiti Ali Ahmetin në opozitë? Ja çfarë thotë...

A e çoi Izet Mexhiti Ali Ahmetin në opozitë? Ja çfarë thotë kreu i LD-së. Anëtarët e BDI-së e kanë derën hapur në LD

“Mendoj se nuk e ka çu Izet Mexhiti por  e ka çu votuesi shqiptar sepse i ka skaduar afati politik”, kështu tha Izet Mexhiti kur u pyet se kush e çoi Ali Ahmetin në opozitë.

Mexhiti tha se çdo fillim ka edhe përfundimin dhe tha se opozita e tanishme nuk përfaqëson shpresë për votuesin shqiptar dhe opozitën shqiptare.

Ndonëse u largua nga Bashkimi Demokratik për Integrim e më pas krijoi partinë e tij, Izet Mexhiti pati fjalë të mira për anëtarët e BDI-së, që siç tha, ka njerëz që kanë qenë të përkushtuar me vite dhe shtoi se, e kanë derën hapur në Lëvizjen Demokratike, përcjell TV21.

“Atë që e them publikisht i qëndroj mbas, anëtarësia e shëndosh e BDI-së ka njerëz të mirë aty që janë përkushtuar vite të tëra që ai subjekt të jetë i fuqishëm, shfrytëzoj rastin e kanë derën hapur  në Lëvizjen Demokratike sepse e njohim njëri-tjetrin”, tha Mexhiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments