14 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeA do të marrin qytetarët nga 10.000€? Bekteshi skeptik, Sejdiu: Ishte premtim...

A do të marrin qytetarët nga 10.000€? Bekteshi skeptik, Sejdiu: Ishte premtim i Izet Mexhitit

Kreshnik Bekteshi nga Fronti Europian në Daily Click në TV21 tha se është e pamundur që të realizohet premtimi i VLEN-it që çdo qytetari t’i shpërndahen aksione në vlerë të 10.000 eurove prej ndërmarrjeve publike.

“A janë paraparë këto në kuadër të bisedimeve? 10 mijë eurot të cilat i keni premtuar për qytetarët, kanë të bëjnë drejtpërdrejt me rritjen e standardit jetësor të qytetarëve në vendin tonë, kur realizohen ato, a janë pjesë e programit apo nuk janë, sepse qytetarët presin të kenë 10.000 euro më shumë si mundësi për ta rritur standardin e tyre jetësor, si një nga premtimet e VLEN, ajo nuk mund të realizohet sepse nuk e mundëson sistemi në Maqedoninë e Veriut”, tha Bekteshi.

Për këtë reagoi Blerim Sejdiu nga VLEN, i cili tha se ky ishte premtim i Izet Mexhitit dhe se i njëjti e ka shpjeguar se si do të arrihet.

“Ajo ka qenë një premtim, apo një, si ta them, deklaratë e vet Izet Mexhitit, pra kryetarit të Lëvizjes Demokratike, i cili ka një ofertë të caktuar dhe të elaboruar në mënyrë të them, detajore, se si do të arrihet ajo, dhe e ka sqaruar”, theksoi Sejdiu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments