Ambasada Britanike, përmes një postimi në rrjetet sociale, reagoi ndaj shkrimeve në lidhje me pyetjen nëse Maqedonia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë arritur marrëveshje për hapjen e kampeve për migrantë në vend. Në postim, ambasada thekson se të dy vendet kanë një partneritet strategjik të fokusuar në thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe sigurie, si dhe se bashkëpunojnë përmes Grupit të Përbashkët të Punës për Migracionin për luftën kundër migracionit të parregullt dhe krimit të organizuar migrues.
Ambasadori britanik, Matthew Lawson, në maj të këtij viti, mohoi se në vend do të ndërtoheshin kampe për migrantë dhe tha se thelbi i këtij partneriteti strategjik nuk është pranimi i migrantëve nga Britania, por bëhet fjalë për bashkëpunim policor, luftë kundër rrjeteve kriminale dhe ndarje të informacionit inteligjent, deklaroi atëherë Lawson.
