0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeA do të jetë përdorimi i shqipes, flamurit dhe kauza shqiptare përsëri...

A do të jetë përdorimi i shqipes, flamurit dhe kauza shqiptare përsëri ndër premtimet kryesore të partive shqiptare në këtë fushatë?

“Deri sa të na rrahë një dell, ne do të jemi gardianë, do të jemi mbrojtës të kauzës shqiptare, pavarësisht se çka deklarojnë lart e poshtë se do të na mposhtin, do të fitojnë…”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së (Fushata, 2016).

“Ne jemi për shtet bilingual, gjuhë shqipe zyrtare në të gjithë shtetin, në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, në dokumente personale, në valutë, në komanda dhe gjithandej…”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët (Fushata, 2016).

“Arsimtarët shqiptarë do të jenë të barabartë me arsimtarët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të tjera të zhvilluara…”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa (Fushata, 2016).

“Do të mbledhim ekspertë rreth nesh, do t’i dëgjojmë si është arsimi shqip, si mund të bëhet më cilësor…”, theksoi Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së (Fushata, 2016).

Gjuha shqipe, përdorimi i flamurit, beteja për të drejta të barabarta, përfaqësimi i drejtë në institucione dhe zhvillimi i barabartë rajonal, në vazhdimësi kanë qenë pjesë e retorikës së mbushur me premtime patriotike nga ana e partive politike shqiptare. Për zgjedhjet e 12 prillit, partitë shqiptare akoma nuk i kanë gati programet e tyre por duke qenë se statusi i përdorimit të shqipes mbetet “status-kuo”, përfaqësimi i drejtë nuk ka arritur nivel kushtetues dhe zhvillimi rajonal nuk ndryshon nga ai periudhës para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, nuk përjashtohet mundësia që partitë të shënojnë edhe një fushatë me retorikën e njëjtë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments