Këto zgjedhje nuk do të jenë mes të majtës dhe të djathtës, këto zgjedhje do të jenë mes Perëndimit dhe Lindjes. Në vitin 2024 ashtu do të jenë zgjedhjet, këtë e tha mes tjerash kryeministri në largim, Dimitar Kovaçevski, i pyetur nëse kanë arritur që gjatë ditës së djeshme të bindin kryetarin e ASH-së, Arben Taravari të bëhet pjesë e të ashtuquajturit “Front Europian”, përcjell TV21. Kovaçevski tha se edhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së e thanë qartë se qytetarët tanë janë “Para zgjedhjes së Europës, ose diçka tjetër”.
“Në fund vlerësoj se koalicioni ynë do t’i ketë të gjitha partitë politike që sot janë pjesë e këtij koalicioni pro-europian, të këtij koalicioni progresiv, ndërsa qytetarët shumë qartë tregojnë përmes të gjitha anketave se janë për integrim europian të vendit”, deklaroi Kovaçevski.