8.1 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Maj, 2025
BallinaLajmeA do të gjendet rrugëdalje nga ngërçi të enjten, partitë ia konfirmojnë...

A do të gjendet rrugëdalje nga ngërçi të enjten, partitë ia konfirmojnë pjesëmarrjen në takim Presidentes Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbledh të enjten liderët e partive, në kërkim të një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit. Ky process ka ngecur tash e një muaj. VV ka propozuar për Kryetare Kuvendi Albulena Haxhiun, emër që po kundërshtohet nga partitë tjera. Seanca e radhës do të vazhdojë po të enjten, në orën 10:00, shkruan Reporteri.net.

Ftesës së Presidentes Vjosa Osmani për takim konsultativ lidhur me ngërçin e krijuar sa i përket krijimit të institucioneve, tashmë i janë përgjigjur të gjitha partitë.

Presidenca ka konfirmuar se të gjithë liderët do të marrin pjesë në takim.“Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani”, ka thënë ai.

E pas këtij takimi, ndaras nga shefat e partive shqiptare, e para e vendit i ka thirrur në takim të përbashkët edhe përfaqësuesit e partive minoritare.

Ndryshe, sot ka dështuar përpjekja e 15’të për konstituimin e Kuvendit.

Përpjekja e parë është bërë më 15 prill. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për Kryetare Kuvendi Albulena Haxhiun, emër që po kundërshtohet nga partitë tjera.

PDK dhe AAK i kanë kërkur disa herë VV’së që ta ndërrojë kandidaten, duke dhënë edhe emra që do të mund t’i votonin, por nga partia e parë s’kanë lëvizur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments