Shpenzimet shëndetësore në Zvicër janë rritur vitet e fundit, me prirje për rritje të mëtejshme, përfshirë primet e sigurimit, që shihen si të pashmangshme, sipas Santésuisse, një grup ombrellë për kompanitë e sigurimeve shëndetësore, përcjell albinfo.ch.
Të mërkurën, ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, propozoi masa për uljen e kostove, të cilat përfshijnë rrjete të koordinuara të kujdesit, që shihen si një mënyrë për të reduktuar shërbimet e panevojshme mjekësore.
Spitalet, farmacitë dhe terapistë të ndryshëm do të bashkoheshin në rrjet dhe të gjitha trajtimet “do të faturohen menjëherë, sikur të ishte një furnizues i vetëm”.
Kjo qasje do të siguronte gjithashtu një mbikëqyrje më të mirë të trajtimeve të përshkruara dhe do të shmangte ato të panevojshme, tha Berset.
Tani u takon deputetëve të gjykojnë mbi propozimin.