3.3 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeNis patrullimi kufitar i Policisë së Kosovës në liqenin e Ujmanit

Nis patrullimi kufitar i Policisë së Kosovës në liqenin e Ujmanit

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se për herë të parë që nga paslufta, Policia e Kosovës nisi patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës!”, shkroi Sveçla./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments