2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVeles, rrezikohet mbyllja e paraleles së vetme shqipe

Veles, rrezikohet mbyllja e paraleles së vetme shqipe

Ministria e Arsimit nuk tregon se sa është numri i nxënësve që pas përfundimit të klasës së 9-të, nuk regjistrohen në shkollat e mesme të Velesit, por preferojnë të regjistrohen në qytete të tjera. Nga ky dikaster nuk denjuan të përgjigjen as pesë ditë pasi i pranuan pyetjet për këtë shqetësim për banorët e Velesit. Mungesa e kuadrit arsimor për realizimin e mësimit në paralelet shqipe, përmendet si një nga arsyet që shtyn prindërit t’ia mësyjnë qyteteve tjera. Nëse ky trend vazhdon, ekziston mundësia që të shuhen edhe paralelet që veç më ekzistojnë. Por kur vjen momenti për të reaguar për zgjidhjen e këtij problemi, prindërit hezitojnë.

“Udhëtuam drejt qytetit të Velesit  që disa nga prindërit të cilët fëmijët, pasi mbarojnë klasën e 9-të, i regjistrojnë në qytete të tjera dhe jo në shkollat e mesme të qytetit të Velesit, të na tregonin arsyet se përse e bëjnë diçka të tillë, konkretisht problemet me të cilat përballen. Edhe pse veçmë ishim dakorduar, kur mbërritëm këtu të njëjtët nuk ishin të kapshëm as nëpërmjet telefonit dhe as në mënyra të tjera. Mesa duket në momentin kur duhet t’i shpalosin problemet para kamerës, frika nga kamera merr rëndësi më të madhe se problemet me të cilat përballen me vite të tëra.”

Profesori universitar, Lulzim Ademi, thotë se faji për mungesën e kuadrit arsimor është kryesisht i Ministrisë së Arsimit, por edhe i prindërve që nuk  ngrenë zërin për një problem të tillë. Sipas tij, ministri Ademi e ka të lehtë të apelojë deri tek mësimdhënësit që të paraqiten për të dhënë mësim në shkollat në qytetet ku s’ka personel, por kur duhet të ndërmarr ndonjë hap për të motivuar këta mësimdhënës, nuk bën asgjë. Madje nuk u shlyhen as shpenzimet e rrugës, që është më e pakta, që sipas tij, duhet bërë.

Për shkollën e mesme të Velesit  duhet të bëhet ndonjë stimul i madh nga ana e Ministrisë së Arsimit që të nxisë të gjithë këto kuadro që janë të papunësuar dhe ka të tillë, të shkojnë dhe të punojnë në Veles, që të mos e lejnë gjimnazin e Velesit, të shuhet. Kur kjo të bëhet, unë besoj se edhe prindërit do të reagojnë më ndryshe. Lëndët kruciale në këto shkolla mbahen nga profesorët maqedonas”-tha Lulzim Ademi, professor universitar.

Ministria e Arsimit dhe Inspektorati Shtetërorë i Arsimit nuk po luajnë rolin e tyre as në shmangien e rasteve kur procesi i arsimimit i disa fëmijëve ndërpritet me mbarimin e klasës së 9-të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments