Duke u përgjigjur për largimin nga puna të disa mësueseve, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, thotë se ai nuk ka ndërprerë kontrata dhe nuk ka larguar asnjë nga puna, por siç shton, ata që kanë nënshkruar kontrata e kanë ditur se kur u përfundon.
“Më 31 gusht të gjitha kontratat e përkohshme që kanë qenë në arsim kanë përfunduar dhe ata e kanë ditur nga moment që e kanë nënshkruar kontratën se kur u mbaron kontratat, por drejtoritë e shkollave kanë përgjegjësinë e plotë të vendosin se cilët do të jenë angazhimet nga 1 shtatori dhe cilat janë angazhimet për procesin arsimor dhe në interes të nxënësve”, tha kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami.
ipas Kasamit, ai në asnjë rast nuk e ka larguar ndokënd nga puna dhe se nuk ka vepruar si kryetrarët dhe partitë e tjera. Kasami kërkon që të mos politizohet arsimi.
“Unë do ju kisha lutur që mos politizohet dhe mos traumatizohen nxënësit. I gjithë angazhimi i kuadrit në shkolla ka qenë në kuadër të interesimit më të mirë për arsimin, dhe nxënësit në asnjë moment ne nuk kemi intervenuar në shkolla, siç është intervenuar në shkollat tjera kur është ndërruar pushteti, me ndërrimin e drejtorëve, me ndërprerjen e kontratave që kanë pasur kontrata të përkohshme, pra deri në fund kemi respektuar dhe do respektojmë kuantitetin dhe në interes të nxënësit dhe në interes të zhvillimit të arsimit”, tha Kasami.Dje prindërit e nxënësve kanë protestuar para shkollës “Kirili dhe Metodi” duke kërkuar kthimin e arsimtarëve të fëmijëve të tyre, pasi një ditë më parë nga shkolla i kanë njoftuar se ata më nuk janë pjesë e shkollës për shkak të përfundimit të kontratës.