3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaSHBA dënon sulmin kibernetik të Iranit

SHBA dënon sulmin kibernetik të Iranit

Washingtoni mbështet vendimin e qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, si masë ndëshkuese për sulmin kibernetik të 15 Korrikut. Në një deklaratë për shtyp në faqen e Shtëpisë së Bardhë, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson dënoi ashpër këtë sulm.

Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin kibernetik të Iranit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ne i bashkohemi thirrjes së kryeministrit Rama që Irani të mbajë përgjegjësi për këtë incident të paprecedentë kibernetik. Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime të mëtejshme për vënë Iranin para përgjegjësisë për veprimet që kërcënojnë sigurinë e një aleati të SHBA-së dhe që krijojnë një precedent shqetësues për hapësirën kibernetike.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet po ashtu se ishin Shtetet e Bashkuara që arritën në përfundimin se ky sulm që konsiderohet si “i papërgjegjshëm” u krye nga qeveria e Iranit. Shtetet e Bashkuara ndihmuan në hetimin për zbulimin e përgjegjësve, që siç thuhet në deklaratë, u mbështet edhe nga partnerë të sektorit privatë. Ndihmë, Washingtoni ka dhënë edhe në kapërcimin dhe zbutjen e pasojave të këtij sulmi që dëmtoi të dhënat e qeverisë dhe nxori jashtë funksionimit shërbimet qeveritare për publikun.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments