Zëvendësmbrojtësi publik, Jovan Andonovski, njoftoi opinionin se pas ankesave të qytetarëve është hapur procedurë dhe po hetohet arsyeja pse EVN-ja i ngarkon me pagesa qytetarët për bartje të energjisë elektrike.
- Ju njoftoj se është hapur një procedurë për shqyrtimin e tarifës së re për transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, e cila u shfaq për herë të parë në faturat e fundit të energjisë elektrike.
Pas marrjes së përgjigjeve nga EVN, Komisioni Rregullativ i Energjisë dhe ESM, do të njoftoheni për rezultatin e procedurës.