7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaKriza energjetike i bën vëllezër, 'Ne do ju japim gaz, ju na...

Kriza energjetike i bën vëllezër, ‘Ne do ju japim gaz, ju na jepni energji’, Franca dhe Gjermania lidhin paktin

 “Në rast të mungesës së energjisë për shkak të luftës në Ukrainë këtë dimër, Gjermania dhe Franca do të mbështesin njëra-tjetrën”.

Kështu u shpreh sot presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Macron është zotuar se vendi i tij do të sigurojë më shumë gaz për Gjermaninë, e cila mund të sigurojë energji elektrike për Francën, nëse kriza vazhdon në dimër.

“Gjermania ka nevojë për gazin tonë natyror dhe ne kemi nevojë për energji nga pjesa tjetër e Evropës, veçanërisht nga Gjermania. Ne do të përfundojmë ndërlidhjet e gazit natyror për të qenë në gjendje të dërgojmë gaz në Gjermani, nëse ka nevojë për solidaritet”, tha Macron në një konferencë për shtyp pas takimit.

Macron favorizoi vendosjen e një kufiri të çmimit për gazin rus që shpërndahet përmes tubacioneve.

“Nëse Komisioni vendos një tavan në çmimin e gazit të blerë përmes tubacioneve nga Rusia, Franca do ta mbështesë këtë masë”, tha ai.

Gjithashtu kreu i Elysse tha se ishte dakord me propozimin për të blerë gaz “bashkë” me vendet e tjera të BE-së në mënyrë që të paguhet një çmim më i ulët.

Macron zbuloi edhe idenë e tij që tregu i energjisë elektrike i Bashkimit Evropian të reformohet në afat të mesëm, kryesisht për të siguruar që çmimet e tregut të jenë më në përputhje me kostot reale të prodhimit.

Duke iu referuar ndërtimit të një gazsjellësi të ri që lidh Spanjën me Francën, Macron tha se vendi i tij dëshiron të zhvillojë të gjitha ndërlidhjet energjetike që “kanë kuptim”, por nuk sheh nevojën për një tubacion tjetër. Ai madje vuri në dukje se javët e fundit gazsjellësi Spanjë-Francë ka funksionuar me gjysmën e kapacitetit të tij dhe se Franca është ajo që eksporton gaz në Spanjë.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments