Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së sonte ka miratuar pyetjen e referendumit, e cila thotë:
“A jeni për heqjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Traktatit për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, i publikuar në Gazetën Zyrtare të datës 18 janar 2017?
Në një konferencë për media, Hristijan Mickoski tha se VMRO-DPMNE e përkrah integrimin në BE, por nuk e përkrah asimilimin dhe deformimin e identitetit.
Morrëm vendim për iniciativën qytetare për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum. Javën që vjen do të mbledhim të paktën 100 nënshkrime të kualifikuara për të dorëzuar iniciativën në Kuvend. Pas miratimit do të fillojnë afatet për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum të detyrueshëm.
Pyetja e referendumit do t’i referohet Marrëveshjes me Bullgarinë e lidhur nga Zaev. Kjo është rrënja e problemit. VMRO-DPMNE do të bëjë thirrje për votim “po” për këtë çështje. Autoritetet duhet të lejojnë popullin të shprehet, tha Mickoski.