12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaPutin: Ukraina, “enklavë anti-ruse” që duhet eliminuar

Putin: Ukraina, “enklavë anti-ruse” që duhet eliminuar

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Ukraina është “enklavë anti-ruse” dhe eliminimi i saj është një prej qëllimeve të luftës që ka nisur Rusia më shumë se gjashtë muaj më parë.

“Për këtë arsye njerëzit tanë janë duke luftuar atje”, u ka thënë Putin disa nxënësve në Kaliningrad, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, raporton dpa.

“Ne jemi duke mbrojtur banorët e Donbasit dhe vetë Rusisë”.

Enklava është një territor i huaj që rrethohet nga një territor tjetër.

Me një formulim të tillë, lideri i Kremlinit ka shpërfaqur synimet për pronësi të gjithë Ukrainës fqinje.

Deklarimi zyrtar nga ana e Rusisë për luftën në Ukrainë ka qenë “çlirimi” i rajoneve Donjeck dhe Luhansk nga nacionalistët ukrainas.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./REL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments