17.1 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeLehtësime të reja për vendosjen e fotovoltaikëve

Lehtësime të reja për vendosjen e fotovoltaikëve

Në seancën e sotme të Qeverisë u miratuan ndryshimet ligjore në propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimit të Ligjit për ndërtim në lidhje me procedurat për vendosjen të elektrocentraleve fotovoltaike në çatitë e amvisërive dhe objekteve ekonomike.

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi thotë se investitorët tashmë do të kenë vetëm për detyrë të njoftojnë komunën amë dhe të dorëzojnë certifikatë nga Regjistri qendror nëse bëhet fjalë për kompani ose kopje të leternjoftimit nëse është person fizik.

“Në këtë mënyrë, amvisëritë dhe bashkësit e banuesve do të mund të instalojnë elektrocentrale fotovoltaike me fuqi deri në 6 kilovat, ndërsa personat juridikë deri në 40 kilovat”, thotë zëvendësministri Rexhepi.Duke pasur parasysh se jemi në një kriz globale energjetike, vijon më tej Rexhepi, ne si Ministri e transportit dhe lidhjeve po bëjmë përpjekje që çdo qytetar të mund të vendos centrale fotovoltaike në ndërtesat e tyre. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments