12.6 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeKreshnik Bekteshi për humbjen e dyfishtë në Tetovë: Ahmeti nuk është mësuar...

Kreshnik Bekteshi për humbjen e dyfishtë në Tetovë: Ahmeti nuk është mësuar të ankohet si partitë tjera, vazhdojmë me reforma

I pyetur se si e komenton humbjen e dyfishtë të BDI-së në Tetovë, Kreshnik Bekteshi tha se partia sapo ka bërë reforma të degës, dhe se edhe përkundër kësaj, kanë rritur numrin e këshilltarëve.

“Kemi rritur numrin e këshilltarëve në Tetovë. Nuk e kishim dëgjuar z.Ahmetin të del dhe të thotë e pranojmë humbjen, ia urojmë fitoren. Z.Ahmeti nuk është mësuar tërë jetën të ankohet, që nga viti 2002 deri më sot ne nuk kemi humbur zgjedhje, qoftë lokale, parlamentare apo zgjedhje tjera. Po i dëgjoj këta të Besës po thonë jemi bërë si Real Madridi. Nëse e merr nga viti 2002, të gjitha këto parti vetëm ankohen se u ka ndodhur diçka që kanë humbur nga BDI, jo ne e pranojmë rezultatin në Tetovë, kemi filluar me reformat, jo vetëm në Tetovë, por edhe në komunat tjera”, tha mes tjerash Bekteshi.

Bekteshi tha se reformat po japin rezultate dhe se sipas anketave BDI shënon rritje.

“Ne jo vetëm që do ta rrisim mbështetjen në Tetovë, por edhe në nivel qendror, duke u thirrur edhe në anketa, pothuaj jemi dyfish nga gjitha partitë opozitare bashkë sa i përket mbështetjes së qytetarëve”, deklaroi Bekteshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments