Mjekët amë kanë paralajmëruar grevë për shkak mosrealizimit të kërkesave të tyre.
Ata nuk do të lëshojnë receta dhe udhëzime më 5,6 dhe 7 shtator. Siç paralajmëruan, me protestën në vendet e punës do të shprehin revoltën e tyre për shkak mos plotësimit të kërkesave të tyre, të cilat kërkesa janë parashtruar muaj më parë.
Këtë vendim e ka miratuar sot Kryesia e Shoqatës së mjekëve privat, duke ju lënë hapësirë disa ditë autoriteteve shëndetësore dhe kryeministrit, shëndetësia primare të jetë pika e parë e mbledhjes së qeverisë. /SHENJA/