Në ambientet e Kryeministrisë së Shqipërisë është zhvilluar të shtunën një ceremoni nderimi për boksierin Florian Marku, i cili dy ditë më parë fitoi titullin vakant WBC silver.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Marku është nderuar me medaljen ‘Ylli i Madh’, pasi është sot një ambasador i Shqipërisë në botë.
“Ky është një vlerësim është bërë për shumë persona të rëndësishëm, ambasadorë me kontribut kur kanë mbaruar mandatin në vendin tonë. Florian Marku është ambasador i Shqipërisë që prejardhjen e ka në Kosovë dhe Myzeqe. Ai është shembull pozitiv në Britani ku imazhi i Shqipërisë u ndot së fundmi”, tha Rama.
Rama iu përgjigj edhe kritikave pas ceremonisë së nderimit të kampiones europiane të Shqipërisë, Luiza Gega. Kryeministri se Luiza Gega nuk u braktis nga qeveria dhe kjo e fundit nuk u përpoq të përfitonte nga suksesi i saj, pasi u shpall kampione.