8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVuçiqi: I pranojmë dokumentet e Kosovës me një letër ku shkruan që...

Vuçiqi: I pranojmë dokumentet e Kosovës me një letër ku shkruan që s’e njohim pavarësinë

Aleksandar Vuçiq iu drejtua qytetarëve të Serbisë, iu referua të gjitha temave më aktuale dhe e mandatoi për kryeministre Ana Brnabiq.

Presidenti serb ka mbajtur një konferencë për shtyp teksa ka folur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se bisedimet ishin të pasuksesshme.

“Bisedimet tona me shqiptarët nga Kosova ishin shumë të pasuksesshme, jashtëzakonisht të vështira dhe në fund arritëm në atë pikë që nuk pajtohemi për asgjë. Mesazhi ynë është se nuk ka të bëjë asgjë me njohjen reciproke. Ua kam thënë në Bruksel, mos harxhoni para as për akomodim, as për bileta, po humbisni kohën duke folur me mua. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për një kompromis, por nuk kemi arritur deri në atë. Kurti është i bindur se me propagandën e tij do të ketë sukses të bind popullin serb të heqë dorë nga shteti i tij i Serbisë”, theksoi ai.

Siç ka thënë ai, “shqiptarëve u thamë dy gjëra sa i përket dokumenteve. Ne mund t’i lëshojmë për juve dhe neve, por për ne është e rëndësishme që serbët nga Kosova të lëvizin dhe të hyjnë dhe të dalin nga territori i Kosovës. Jemi të gatshëm t’u pranojmë dokumentet, por le të shoqërohet me një ‘mohim’ të përgjithshëm që do ta vinin në vendkalimet administrative, me të cilin do t’u pranonin dokumentet”.

“Në atë “mohim” shkruhet, “Pajisja me letërnjoftime nga Kosova bëhet vetëm për arsye praktike, për të mundësuar lirinë e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, as nuk e cenon sovranitetin’. Kërkojmë garanci nga BE-ja, kërkojmë që çdo serb nga veriu i Kosovës të hyjë me dokumente serbe në territorin e Kosovës dhe të largohet kur të dojë”, tha ai.

Presidenti tha se ai si president i republikës nuk mund të harrojë se Kosova është pjesë e Serbisë, pas deklaratës së Gabriel Escobar.

Vuçiq theksoi se ne kemi mbështetjen e shumicës së botës dhe për këtë arsye Kosova nuk mund të bëhet pjesë e Interpolit dhe OKB-së.

“Në këtë moment në sirtarin tim dhe në sirtarin e ministrit të Jashtëm janë shtatë dokumente të tërheqjes së njohjes së Kosovës. Ata po punojnë vazhdimisht që të njihen nga Vietnami dhe Kenia. Ne kemi punuar gjithashtu. e kemi rritur numrin nga katër në shtatë”, shtoi ai.

Ai tha se KFOR-i gënjen dhe se sipas Marrëveshjes së Brukselit, në veri të Kosovës ekziston një Drejtori Veriore, pa miratimin e së cilës policia shqiptare nuk mund të hyjë në veri.

“Lërini fëmijët të luajnë pak, të mendojnë se janë të fortë. Ne e ruajmë paqen për hir të vetvetes. Dhe ata nga KFOR-i duhet ta shikojnë shpejt Marrëveshjen e Brukselit”, tha ai duke ironizuar me Kurtin. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments