9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIncidenti në Gramsh, Mediu: Të krijohet Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Putin kërkon...

Incidenti në Gramsh, Mediu: Të krijohet Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Putin kërkon krijimin e vatrave të konfliktit në Ballkan

Çfarë ndodhi mbrëmë në Gramsh?

2 shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan të futen dje e shtunë ( 20 gusht) në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase u arrestuan nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Në momentin që njëri prej tyre tentoi të futej në godinën ushtarake dhe ta fotografojë atë ka ndodhur dhe një përplasje me rojet ushtarake.

Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar ushtarakët Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ndërkohë dyshimet janë se tre të huajt mund të jenë agjentë.

Megjithatë ata pretendojnë te jenë blogerë, që udhëtojnë nëpër botë dhe fotografojnë baza ushtarake të braktisura.

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka reaguar për ngjarjen e mbrëmshme në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, ku dy ushtarë shqiptarë u sulmuan me spraj neuroparalizues nga tre shtetas të huaj, rusë dhe ukrainas.

Mediu shprehet se është nevojë urgjente ndërtimi i një Agjencie të Sigurisë Kombëtare, e cila t’i shqyrtojë dhe ndjekë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Sigurinë Kombëtare.Po ashtu, kreu i PR-së, akuzon Rusinë dhe presidentin  Vladimir Putinin se ka për qëllim krijimin e “vatrave të tjera të konfliktit dhe tensionit në rajonin e Ballkanit, mbas pushtimit të Ukrainës.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments