9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami pas shpalljes së fitores për këshillin komunal kërkoi zgjedhje të...

Bilall Kasami pas shpalljes së fitores për këshillin komunal kërkoi zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një deklaratë për mediat pasi shpalli fitoren e partisë së tij, tha që kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, shkruan Portalb.mk.

“Për një periudhë të shkurtër e fitojmë BDI-në dy herë. Legjitimiteti i shqiptarëve, duke filluar nga Tetova nuk është më me BDI-në, prandaj ne edhe njëherë nga sheshi i Tetovës kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare që vullneti i shqiptarëve që nga Struga e deri në Kumanovë të vijë në vend dhe të kenë një përfaqësues të denjë edhe në pushtetin qendror siç e kanë në Tetovë” tha ai.

Sipas tij, Lëvizja Besa deri më tani ka fituar 12 këshilltarë, por mund të ketë dhe një më shumë.

“Të gjithë votuan për të vazhduar ndryshimi në Tetovë, zhvillimi në Tetovë që të jetë një qytet që gjithë e duan dhe rinia të ndalet këtu. Fitorja është e pastër dhe në koalicion me tetovarët. Premtoj që do të sakrifikoj më të mirën për në Tetovë që e duam krejt.” tha ai mes tjerash.

Bartësi i listës, Besar Durmishi tha se do të vazhdojnë me punën që e kanë nisur dhe kërkoi që projektet e tyre mos të bllokohen nga Qeveria e RMV-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments