10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFatmir Besimi: Nuk na duhet zgjidhje triumfuese, por zgjidhja më optimale për...

Fatmir Besimi: Nuk na duhet zgjidhje triumfuese, por zgjidhja më optimale për taksën progresive

Nëpërmjet debatit duam të arrijmë zgjidhjen më optimale për taksën progresive. Nuk jam për zgjidhje triumfuese, por me zgjidhje të pranueshme për të gjithë, thotë ministri i Financave Fatmir Besimi në një intervistë për MIA-n.

Ai thekson se kjo është një çështje e hapur në konceptin e reformës tatimore dhe se zgjidhja më optimale duhet të arrihet përmes debatit të nisur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fillimisht mendoj se kjo temë ia vlen të debatohet, pastaj të vijmë në një propozim sepse ka zgjidhje të ndryshme. Për sa i përket drejtësisë së sistemit tatimor, ekzistojnë koncepte të ndryshme. Njëra është taksa progresive që tani ekziston si zgjidhje dhe duhet të hyjë në fuqi nga viti 2023 dhe që është zgjidhje në vendet e tjera, ndërsa koncepti tjetër është i ashtuquajturi koncepti i një sistemi tatimor optimal.

Është një model tjetër për të cilin, në vitin 1996, James A Mirrlees u nderua me çmimin Nobel. Në pamje të parë, duket si një taksë e sheshtë, një normë tatimore, por në thelb ata me të ardhura më të ulëta do të marrin më shumë. Është nëpërmjet të ashtuquajturit përjashtimi nga taksat. Por këtë e lëmë në debat, për të parë se cili do të ishte modeli më optimal për ekonominë tonë”, thekson Besimi.

Ai beson në procesin e nisur të reformave tatimore dhe vlerëson se është mirë të hapet një debat për reformat tatimore, qëllimi i të cilave, siç thotë ai, është rritja e përshpejtuar ekonomike dhe cilësia më e mirë e jetës për qytetarët./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments