8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVEPRIMTARI XHEVAT XHEMAILI PËRKRAH BILALL KASAMIN

VEPRIMTARI XHEVAT XHEMAILI PËRKRAH BILALL KASAMIN

Ditët e numëruara deri në 20 Gusht, në të cilën tetovarët do të duhet t’i besojnë qytetin kuvendarve të ardhshëm.

Partitë politike janë në vrrullin e propagandës përmes ofertave përmes programeve të huazuara ose vetë të hartuara.

Këtu duhet theksuar që BDI, në këtë fushatë shfaqet përmes koncerteve të lakuriqsim-degjenerimit ngase gënjeshtrat i janë kulluar ndër vite.

Udhëheqsit i BDI-së, akrepat i janë ndalur në ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohërit, e cila mbeti e paimplementuar edhe pas dy dekadave.

Vlera e vetme si antivlerë me të cilën përfaqsohet BDI, janë rrugët e shkatërruara, degjenerimi dhe dëbimi i rinisë, vjedhja, korrupsioni, kriminaliteti, burgosjet dhe vrasjet e luftëtarve.

Si duket në mungesë të vizionit dhe programit për zhvillimin të Komunës së Tetovës, subjekti i llojit të Artanistëve u kan ngelur vetëm brohorimat:

-UÇK, UÇK dhe

-Marrëveshja e Ohërit, Sheshi, Tenderi…

Me veprimet e pasluftës dëshmoni që jo vetëm se s’jeni vlerë e UÇK-së, por jeni katapultuar mbrënda rradhëve të Lëvizjes që të zbehni vlerat e Ushtrisë së Lavdishme, andaj u themi që të ndaloni me këtë lloj propagande të paguar nga shërbimet pro-ruse sepse themelues të USHTRIVE ÇLIRIMTARE janë edhe:

Harun Aliu, Fatmir Beqir Limani, Daut Rexhepi, Ruzhdi Matoshi, Orhan Ibrahimi, Hysni Shaqiri dhe mijëra të tjerë, të cilët i shkelët, injoruat dhe ndër vite i eleminuat.

Bashkëthemelues dhe pjesë e zingjirit organizues jamë edhe unë, nga ditët e krijimit të njësiteve të para të UÇK-së, andaj nëse nuk keni ofertë serioze për zgjedhjet lokale mos u merrni me sllogane mashtruese sepse tetovarët do t’u ndëshkojnë si asnjëherë.

Mos shitni si suksese fillimin e pastrimit të deponive të egra, sepse kishit 20 vite të plota të pastroni ndërgjegjen tuaj. Nuk keni kredibilitet që të mbështeteni në projekte që janë në interes të popullatës sepse karakterizimi juaj mbetet përvetsimi dhe pasurimi personal.

Tetovarët kësaj rradhe votën duhet të u’a besojnë Atyre që ndjejnë se punojnë, për mirëqenien dhe të ardhmen e ndritshme të vendit të Tyre.

Në 8 muaj qeverisje, Kryetari Bilall Kasami dëshmoi me vepra se është i përkushtuar që Tetovës t’i dhurojë dimensionin e merituar, pjesë të cilën BDI, lere që nuk e bëri në 20 vite, por edhe e shkatërroi tërrësisht.

Ju bëj thirrje të gjith qytetarëve të Tetovës që më 20 gusht votën të i’a besojnë Listës, e cila garanton siguri, prosperitet, zhvillim dhe mirëqenie në vendlindje, pra duke votuar numërin 8-të, tetovarit i rikëthehet dinjiteti i nëpërkëmbur nga BDI.

Në krye me Bilall Kasamin vjen edhe suksesi i mbarë shqiptarisë.

Xhevat Xhemaili

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments