5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFatmir Besimi: Buxheti është i pozicionuar mirë për ta përballuar krizën

Fatmir Besimi: Buxheti është i pozicionuar mirë për ta përballuar krizën

Buxheti është i pozicionuar mirë që të mundet ta përballojë krizën. Jemi të gatshëm në kohë t’i përgjigjemi çdo sfide. Kriza është serioze dhe mund të zgjasë duke pasur parasysh atë që po ndodh në Ukrainë dhe në nivel botëror që do të thotë se duhet të përgatitemi për maratonë, vlerëson ministri i Financave Fatmir Besimi në intervistën për MIA-n.

Ai thotë se po përgatiten masa të targetuara kundër krizës, duke mos dashur të paragjykojë se kur do të fillojë implementimi i tyre, por vlerëson se më të rëndësishmit janë tremujori i fundit i këtij viti dhe tremujori i ardhshëm i vitit të ardhshëm.

“Nuk do të doja të paragjykoja me data, por ajo që të gjithë e presin është se kur do të jetë më e rëndësishme. Është tremujori i fundit i vitit dhe tremujori i ardhshëm i vitit. Mendoj se po i bëjmë të gjitha hapat e nevojshëm jo vetëm në aspektin e masave, por edhe në aspekt të kursimit të energjisë”, thotë Besimi.

Shton se dimri do të jetë i vështirë dhe se është e rëndësishme të sigurohen sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike dhe ushqimit që të mund të kalohet kjo periudhë dhe nga viti i ardhshëm të kemi një bazë të qëndrueshme për rritje.tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments