Presidenti Stevo Pendarovski sot e ka pranuar komandantin e Gardës Nacionale të Vermont, gjeneral-major Gregori Najt. Në takim është diskutuar për bashkëpunimin mes Armatave të Maqedonisë së Veriut dhe Gardës Nacionale të Vermonit e cila realizon trajnim të përfaqësuesve të dy armatave, realizim të trajnimeve të përbashkëta, por edhe pjesëmarrje të përbashkët në misione paqësore.
“Presidenti Pendarovski theksoi se SHBA janë mbështetësi ynë kryesor prej pavarësisë e deri sot, a bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes e cila fillon nga formimi i forcave tona të armatosura në vitin 1992 vazhdimisht avancohet dhe thellohet. Si konfirmim për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ishte pjesëmarrja e përbashkët në trajnimin “Përgjigje e shpejtë 22” në Krivollak, e sponsorizuar nga Armata e SHBA-së në Evropë bashkë me forcat gjashtë anëtareve tjera të NATO-s, në të cilën morën pjesë rreth 4.600 ushtarë”, thuhet në kumtesën e Presidencës.