Edhe pse në fushatë dhe pankarata në Tetovë Aleanca për Shqiptarët Bilall Kasamin e cilëson si kryetar të korruptuar ata nuk zmbrapsen që të bashkëpunojnë me të në këshillin e ardhshëm komunal. Kandidati për kryesues këshilli nga ASH, Abdulla Osmani edhe sot u shpreh në TV21 se do të bashkëpunojnë me kryetarin aktual, pra me Bilall Kasamin.
Ditë më parë Osmani i ASH-së për Tetovasot deklaroi se do të bashkëpunojën me Bilall Kasamin.
“Po do të bashkëpunojmë” u shpreh Osmani.
Nga ana tjetër sekretarja e partisë Vjollca Berisha e ka cilësuar Bilall Kasamin si kryetar i korruptuar dhe i njetë me Teuta Arifin sa i përket punësimeve me kontrata në vepër.
Ndryshe ASH në këto zgjedhje ka qenë kontradiktor pasi kandidati Abdulla Osmani është për bashkēpunim me kryrtarin e korruptuar, ndërsa partia e Seles dhe vet Sela nuk janë për një bashkëpunim të tillë./ TS/