7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: Përgëzova Lazim Destanin qe bashkë me qeverinë mundësuan hapjen e...

Ali Ahmeti: Përgëzova Lazim Destanin qe bashkë me qeverinë mundësuan hapjen e 890 vendeve të reja të punës

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti e ka përgëzuar biznesmenin Lazim Destani për hapjen e fabrikës së re të veturave elektrike në Tetovë.

“Nuk mund të ketë mënyrë më të mirë për të shënuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit se përurimi i një investimi të ri, fabrikës së re për prodhimin e veturave elektrike e.GO në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë.

Përgëzova mikun tim Lazim Destanin që në bashkëpunim me Qeverinë do ta realizojnë këtë investim prej 130 milionë eurove duke mundësuar hapjen e 890 vendeve të reja të punës”, ka shkruar Ahmeti. (INA)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments