2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeI dyshuari me linë e majmunit nga Kërçova, s’dëshiron të testohet

I dyshuari me linë e majmunit nga Kërçova, s’dëshiron të testohet

Pacienti nga Kërçova që dyshohet se është i infektuar me linë e majmunit nuk dëshiron të testohet, andaj ende nuk dihet sigurt nëse është ose jo i infektuar. Kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Petliçkovski, tregoi se vendi nuk ka ligj që do ta detyronte personin që të testohet, andaj kjo gjë mbetet në vullnetin e pacientit. Autoritetet po përpiqen ta bindin që të testohet.

Dy herë e ka vizituar një epidemiolog nga Manastiri, biseduam me anëtarët e familjes së tij. Testimi është në interes të të gjithëve. Nëse testohet, më shpejtë mund të lirohet, nëse është negativ me linë e majmunëve, nëse është pozitiv do të na duhet të reagojmë më shpejtë derisa kontaktet të rrezikohen. Ne nuk kemi aftësi ligjore për ta detyruar të testohet. Askund në botë nuk ekziston kjo, nuk është sëmundje për të cilën vijon izolimi i detyrueshëm”, deklaroi Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse.

Komisioni për Sëmundje Infektive ka vendosur që deri te Ministria e Shëndetësisë të propozojë mbikëqyrje shëndetësore për personin që nuk dëshiron të testohet.

“Presim që në ditët në vijim sipas asaj procedure të kemi një zgjidhje. Me ndihmën e Inspektoratit Sanitar Shëndetësor dhe Ministrisë së Brendshme personi do të gjendet dhe do të testohet”, pohoi Zlate Mehmedovic, Zëdhënës i Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse.

Sa i përket të dyshuarit tjetër, emigrant i aksidentuar mbrëmë, ka rezultuar negativ në testin për linë e majmunëve.

“Nga dy rastet, rasti i dytë i dyshuar, ai nga Klinika Infektive që është hospitalizuar sot, tashmë është testuar dhe rezultati është negativ”.

Nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse qetësojnë, duke thënë se nuk ka nevojë për panik në lidhje me linë e majmunëve, sepse siç u shpreh Petliçkovski, “nuk është Kovid i ri”, andaj nuk presin asnjë zhvillim dramatik ose ndonjë përhapje të kësaj sëmundjeje.

Përndryshe, KSI gjatë mbledhjes së sotme solli rekomandime që për rastet e dyshuara si të infektuar me linë e majmunëve, personat të karantinoren në shtëpi ose spital deri në testimin e tyre si dhe të bëhet monitorimi ditor epidemiologjik i kontakteve të rasteve të konfirmuara të lisë së majmunëve gjatë periudhës së inkubacionit prej 21 ditësh./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments