Kyçe për sigurinë rajonale është që dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë, tha Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jen Stoltenberg në një intervistë për të përditshmen malazeze “Vijesti”.
Referuar tensioneve të fundit në veri të Kosovës si pasojë e masave të reja të qeverisë së Kosovës, Stoltenberg tha se misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR-i, “po e monitoron me kujdes situatën.
Kohëve të fundit bisedova me udhëheqësinë e Prishtinës dhe Beogradin rreth tensioneve në Veri. Të gjitha palët duhet të mirëmbajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe në mënyrë konstruktive të angazhohen në dialogun e BE-së”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.