Vëllai i El Chekës, Blerim Ahmedi ka demantuar lajmet që u përhapën nëpër portale për arrestimin e tij. Në një intervistë për gazetën Lajm, Ahmedi tha se këto spekulime janë të qëllimshme dhe dalin nga kuzhinat e BDI-së. Ai sqaroi se në stacionin e policisë në Tetovë ka qenë i ftuar për protestat që do të organizohen ditën e diel në Tetovë kundër BDI-së.
“Lajmet për arrestimin tim jam spekulime që i nxjerr partia në pushtet BDI. Unë isha në polici me ndërmjetësuesit e OSBE-së të cilët panë se në Maqedoninë e Veriut nuk ka demokraci, por këtu vazhdon komunizmi. Policia përdor arsyetimet e veta për përkufizim të protestës, por ne do ta vazhdojmë qëllimin tonë dhe të dielën në ora 16;00 takohemi para Rektoratit të UT-së dhe marshojmë drejt selisë së BDI-së”, tha për gazetën Lajm, Blerim Ahmedi, menjëherë pasi doli nga stacioni i policisë në Tetovë. /Gazeta Lajm
liniu https://www.facebook.com/gazetalajme/videos/2411253805769661/