Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup e gatshme për të mirëpritur të gjithë studentët potencial që duan të vazhdojnë karrierën e tyre studimore në platformën akademike 2022/2023 pranë këtij tempulli arsimor.
UNT, në pesë fakultetet e saj, përmban ekskluzivisht drejtime deficitare, që kërkohen në tregun e punës dhe atë me 24 drejtime atraktive si Universiteti i vetëm publik në kryeqytet në gjuhën amëtare. Konkursi i regjistrimit të afatit të parë përmban 1255 vende aplikimi.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup do të bëjë pranimin e dokumenteve për studentët e rinjë, nga data 25 Gusht 2022 deri më 31 Gusht 2022, në vendet caktuara nga UNT, dhe atë në Fakultetet:
Rektorat
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
Fakulteti i Shkencave Teknike
Fakulteti i Shkencave Informatike
Objekti B (sh.f. Kongresi i Manastirit)
Fakulteti i Shkencave Teknologjike
Fakulteti i Shkencave Sociale
– Aplikimi (paraqitja e kandidatëve) 25 Gusht 2022 deri më 31 Gusht 2022
– Shpallja e rezultateve preliminare 01 Shtator
– Shpallja e vendimit për pranim të kandidatëve 05 Shtator
– Regjistrimi i studentëve 05-09 Shtator
Për më shumë, ndiq linkun e konkursit:
🔗https://bit.ly/3RlJZU4 🇦🇱
🔗https://bit.ly/3IlVUNm 🇲🇰