6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNatasha Kandiq ,ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliq për nënkryetar të...

Natasha Kandiq ,ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliq për nënkryetar të Kuvendit të Serbisë.Në zonat ku ka vepruar në Kosovë janë vrarë mbi 2,000 shqiptarë

Aktivistja Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliq për nënkryear të Kuvendit të Serbisë.

Deliq është general në pension që ka udhëhequr një brigadë gjate luftës në Kosovë ku ndodhën krimet më të rënda kundër shqiptarëve.

Kandiq thotë se zgjedhja e Deliq i përshtatet kornizës politike te vendit.

Kandiq tutje theksoi se në zonën e tij të përgjegjësisë gjatë luftës në Kosovë janë kryer ndër krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë.

“Bozhidar Delliq ka qenë në zonën e Prizrenit, Rahovecit, Suharekës, Dragashit. Një numër i madh i krimeve kanë ndodhur në ato komuna. Janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë, janë gjetur mbetje mortore për më shumë se 450 të vrarë. Këto janë arsye të mjaftueshme që prokuroria të merret seriozisht dhe të ngritë aktakuzë, por asgjë nuk ndodh dhe nuk pritet”, thotë Natasha Kandiq për transmetuesin public të Kosovës.

Bozhidar Delliq vjen nga grupi i partisë së djathtë NADA. Me herët ka qenë anëtar i partisë radikale dhe i Partisë Progresive te Vuçiqit.

Disa herë ka qenë anëtar i parlamentit. Pasi ne Serbi nuk ka pengesa ligjore për një angazhim të tillë të ish-komandantëve të luftës, pjesëmarrja e tij në jetën institucionale është e hapur.

Bozhidar Deliq

“Delliq ishte me herët nënkryetar i Kuvendit, kështu që rizgjedhja nuk do të thotë asgjë. Por kur e shikon shumicën në pushtet dhe diskursin nacionalist që propagandon ajo, nuk ka rëndësi nëse nënkryetari do të jetë Delliq apo dikush nga partia e Vuçiqit, ose nga Partia Socialiste. Ata do të flasin me të njëjtin zë”, thotë Fillip Shvarm, analist politik në Beograd.

Të dënuar për krime lufte ose ata që ishin komandantët e luftërave, janë pjesë e jetës politike dhe publike në Serbi për një kohë të gjatë./Insajderi.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments