4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBota22.6 milionë euro për mbikëqyrje dhe këshilla ligjore për korridoret 8 dhe...

22.6 milionë euro për mbikëqyrje dhe këshilla ligjore për korridoret 8 dhe 10

Kontrata ka hyrë në fuqi më 3 gusht dhe është nënshkruar nga Instituti IGH me bazë në Zagreb, si partner udhëheqës, në një konsorcium me Institutin Rrugor dhe Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, raporton Indeksi Kroat.

Puna ka të bëjë me shërbimet e mbikëqyrjes së ekspertëve dhe këshillave juridike për ndërtimin e korridoreve të përmendura transportuese pan-evropiane në Maqedoni, të cilat do të lidhin Gostivarin me kufirin shqiptar afër Strugës, si dhe autostradën Manastir – Prilep.

Konsulenti për ndërtimin e korridoreve 8 (pjesa: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti i autostradës Trebenishtë – Strugë – Qafasan) dhe 10 D (pjesa e autostradës Prilep- Manastir) duhet të thotë më tej se sa do të kushtojnë këto autostrada.

Sipas njoftimit në faqen e Bursës së Zagrebit, vlera e përgjithshme e kontratës është 22,6 milionë euro (pa TVSH), ndërsa pjesëmarrja e Institutit IGH është 8,7 milionë euro (pa TVSH).

Kohëzgjatja e kontratës është 58 muaj, me fazën e parë që përfshin negociatat, projektimin dhe ekzekutimin – 46 muaj, dhe fazën e dytë një periudhë garancie prej 12 muajsh.

Autostradat e reja në Maqedoni do të ndërtohen nga konsorciumi amerikano-turk “Bechtel dhe Enka” në kushte që mundësohen me ligj të veçantë. Ndërtimi i autostradave nga kjo kompani në Rumani, Kroaci dhe Kosovë u pasua me skandale të mëdha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments