8.9 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeMoska përzihet / Paralajmëroi Kosovën: Liderët e shqiptarëve e dinë se serbët...

Moska përzihet / Paralajmëroi Kosovën: Liderët e shqiptarëve e dinë se serbët nuk do të qëndrojnë indiferentë

Vendimi i autoriteteve të përkohshme në Prishtinë për të filluar zbatimin e “rregullave” diskriminuese të pabaza për zëvendësimin me forcë të dokumenteve të identitetit dhe targave të serbëve vendas nga 1 gushti paraqet një hap tjetër drejt dëbimit të popullatës serbe nga Kosova.

Kështu thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Qëllimi i këtij vendimi është “zhvendosja e institucioneve serbe nga Kosova që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të popullatës serbe nga arbitrariteti i ekstremistëve të Prishtinës në krye me “kryeministrin” Albin Kurti.

  • Udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës e dinë se serbët nuk do të qëndrojnë indiferentë kur është fjala për sulmin e drejtpërdrejtë ndaj lirive të tyre dhe qëllimisht po e përshkallëzojnë situatën për të provokuar një skenar lufte. Natyrisht, objektiv i sulmeve të mprehta është edhe Beogradi, të cilin Perëndimi dëshiron ta neutralizojë edhe më tej me duart e shqiptarëve – thekson MPJ.

Moska i bën thirrje Prishtinës dhe SHBA-ve dhe BE-së që qëndrojnë pas saj që të ndalojnë provokimet dhe të respektojnë të drejtat e serbëve në Kosovë.

  • Ky zhvillim i situatës tregon edhe një herë dështimin e misionit ndërmjetësues të BE-së. Është gjithashtu një shembull i llojit të vendit që përgatitet për Beogradin në BE, që sugjeron se Beogradi në të vërtetë pranon privimin e të drejtës së bashkatdhetarëve të tij – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, transmeton serb. Kurir.rs
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments