-1.6 C
Tetovo
E diel, 12 Janar, 2025
BallinaLajmeReferendumi, Mickoski i befasuar nga Pendarovski: Edhe unë mendoj të dal me...

Referendumi, Mickoski i befasuar nga Pendarovski: Edhe unë mendoj të dal me një formulim të ngjashëm të pyetjes

Duhet të pranoj se pas një kohe të gjatë për herë të parë ndoshta jemi në të njëjtën gjatësi të valëve me Pendarovskin, në atë drejtim edhe unë mendoj të dal me një formulim të pyetjes para Komitetit ekzekutiv, por edhe para qytetarëve. Por, pres që Pendarovski më pas t’u bëjë thirrje edhe partive të tjera politike në Maqedoni, nëse kjo është esenca e çështjes dhe të dalin në referendum, këtë e sqaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nga Kavadari, duke u përgjigjur në pyetjen për deklaratën e Pendarovskit rreth formulimit të pyetjes për referendum në lidhje me propozimin francez.

Mickoski theksoi se ai është befasuar për së miri nga qëndrimi i Pendarovskit sepse është pozitiv për deklaratën për referendumin. Ndërsa referendumi, shtoi, paraqet akt më të lartë të demokracisë në një shtet.

“Qytetarët të vendosin nëse duan të kenë një të ardhme evropiane të asimiluar, të bullgarizuar, nën diktim, ose krenarë, dinjitoze, kur për këtë do të krijohen kushtet në një të ardhme të afërt, të kemi një të ardhme evropiane. E ardhmja evropiane dhe dëshira e qytetarëve, por edhe e subjekteve politike, asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje dhe nuk ka pasur dilemë, por vetëm rrugën. Ja, tani, për fat të keq, kjo Qeveri kriminale, për të marrë praktikisht një amnisti të kushtëzuar nga ndërkombëtarët për krimin që bën, nuk e ka problem të shesë dhe të kënaqë disa burokratë në kërkesat e tyre. Por unë mendoj se ne po ecim në drejtimin e duhur dhe këtë e tha Pendarovski në atë drejtim, që t’u jepet qytetarëve mundësia të vendosin se cila do të jetë e ardhmja e tyre evropiane, nëse kështu siç e ofron pushteti i LSDM-së dhe BDI-së, ose krenar dhe dinjitoz”, tha kryetari i VMRO-DPMNE.

Ndryshe, presidenti Stevo Pendarovski së fundmi tha se pyetja në referendum duhet të jetë: “A dëshironi të hynë në BE me kushte të këtilla”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments