15.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeBE: Shqipëria tregoi durim për negociatat

BE: Shqipëria tregoi durim për negociatat

Komisioneri Várhelyi flet për proces të ndarë nga RMV-ja

Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi e ka vlerësuar Shqipërinë që sipas tij tregoi solidaritet të vërtetë me Maqedoninë e Veriut dhe pjekuri për të kuptuar se shtetet anëtare të BE-së donin që të dy vendet të ecnin së bashku. Tashmë për Brukselin rrugët janë ndarë.

“I gjithë procesi i zgjerimit bazohet në merita dhe tani gara është duke u zhvilluar, se kush i plotëson i pari kriteret e anëtarësimit, për të hyrë i pari në BE. Tani ne duhet të punojmë shumë fort me vendet kandidate në mënyrë që ato të përshpejtojnë integrimin e tyre real. Çështja e shtetit të së drejtës duhet të konsiderohet si prioritet. Serbët dhe malazezët zgjodhën të përshtaten me metodologjinë e re. Vendet kandidate mund të integrohen më shpejt në ata sektorë në të cilët kanë arritur të mbyllin një grup të caktuar negociator dhe nëpërmjet planit ekonomik dhe investues”.

Sipas komisionerit ka kufij shumë të qartë në mënyrën e të bërit politikë në Europë, kufizime shumë të qarta në politikën e qytetëruar. Për Varhelyi opozita maqedonase kaloi shumë nga ato vija të kuqe.
Varhelyi e konsideron rikthimi i debatit për zgjerimin si i vetmi efekt ‘pozitiv’ i luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Jemi të vetëdijshëm se Europa nuk do të gëzojë siguri, stabilitet dhe prosperitet pa u integruar plotësisht Ballkani Perëndimor. Tundimet janë shumë të qarta në Ballkanin Perëndimor, ndaj BE-ja duhet t’u bëjë të qartë këtyre shteteve se vetëm Europa mund të sjellë paqe, stabilitet dhe siguri afatgjatë në këtë rajon”.

Sipas Varhelyi sidomos vitet e fundit interesi për zgjerimin e BE-së ishte zbehur.

“Ne nuk duhet të harrojmë se Juncker në krye të Komisionit Europian i tha ‘jo zgjerimit’. Vetëm rreth gjysmës së dytë të mandatit të tij, Komisioni i kryesuar nga Jean-Claude Juncker e kuptoi se ishte një gabim strategjik refuzimi i zgjerimit. Unë besoj se tani, dhe kjo do të jetë një përgjegjësi e madhe për Komisionin Europian, ka një vullnet të qartë politik për procesin e zgjerimit”.

Lidhur me propozimin e Macron, për të krijuar një Komunitet Politik Europian me vendet që nuk janë anëtare, Várhelyi nuk ishte shumë i qartë, duke u kufizuar në komentimin se mund të ishte një tjetër element, me synimin për një zgjerim të ardhshëm të BE-së me anëtarë me të drejta të plota.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments