Partia e Lirisë do të jetë nga sot e tutje emri i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur Ilir Meta ndërsa është votuar me asnjë votë kundër në Konventën Kombëtare që u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Konventa Kombëtare e LSI-së miratoi këtë hënë ndryshimet e Statutit. Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen nga LSI, ndërsa Komiteti Organizator i ka dhënë drejtimin Ilir Metës. Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho.